Atmosfera e bukur festive në këtë ditë të 80 vjetorit të çlirimit të vendit ka pushtuar edhe qytetin e Korçës.
Festimet kanë filluar në teatrin A. Z. Çajupi me një mbledhje solemne më pas të gjithë të pranishmit janë drejtuar tek Varrezat e Dëshmorëve ku janë përulur me mirënjohje e respekt dhe kanë vendosur kurora me lule.
Pjesë e ceremonisë ishin Niko Peleshi, Prefekti i qarkut Nertil Jole, kryetari i bashkisë Korçë, Sotiraq Filo, komanda ushtarake, policia, veteranë etj.