Një 82-vjeçar është gjetur në banesën e tij pa shenja jete rreth orës 18:50, në lagjen nr. 16, Durrës.

Nga hetimet paraprake dyshohet se 82-vjeçari është goditur  me mjet prerës (thikë). Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave, identifikimin dhe arrestimin e autorit/ve.

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 18:50, në lagjen nr. 16, Durrës, është gjetur në banesën e tij pa shenja jete shtetasi P. G., 82 vjeç.

Në vendngjarje shkoi grupi hetimor dhe eksperti mjeko ligjor.

Pas këqyrjes paraprake të trupit të 82-vjeçarit dhe nga hetimet paraprake dyshohet se 82-vjeçari është goditur  me mjet prerës (thikë) dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave, identifikimin dhe arrestimin e autorit/ve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb