Presidenti amerikan Donald Trump ka akuzuar së fundi motorin e kërkimit “Google”, duke thënë se është i trukuar sepse sipas tij rezultatet e kërkimit me fjalët “Trump News”, tregojnë vetëm lajme të mediave, që sipas mendimit të tij, thonë të pavërteta.

Në këtë mënyrë, shpjegon ai, thuajse të gjitha ngjarjet dhe njoftimet janë të këqija.

“CNN-i spikat mbi të gjitha! Republikanët/konservatorët dhe mediet e paanshme janë të përjashtuara. I paligjshëm?”, shkruan ai.

Në një tjetër postim, Trump shton se “96% e rezultateve mbi kërkimin ‘Trump News’ vjen nga mediet kombëtare të së majtës, e kjo është shumë e rrezikshme”.
Sipas presidentit amerikan, motori i kërkimit po shtyp zërat e konservatorëve dhe po fsheh informacionet dhe lajmet e mira.
“Po kontrollojnë gjithçka që mund dhe nuk mund të shohim. Kjo është një situatë tejet serioze. Duhet të përballemi edhe me këtë”, përfundon komentin e tij, Donald Trump.

Më parë gjatë korrikut Trump kishtë cilësuar google-n si nje nga kompanitë me te shkelqyera që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: