Si rezultat i dixhitalizimit të të gjitha vendimeve për kthimin e kompensimin e pronave që nga viti 1993, AKKP ka zbardhur të gjitha veprimet për 8627 dosje pronarësh në Tiranë.

Secila nga dosjet përmban emrin e subjektit të shpronësuar, si dhe emrin e subjekteve që e pretendojnë atë pronë. Në dosje pasqyrohet gjithashtu sipërfaqja e pretenduar si dhe lloji i pasurisë, sipërfaqja e njohur, sipërfaqja e kthyer apo e kompensuar. Ndërkohë që pasqyrohen edhe të gjitha vendimet e Komisioneve dhe Zyrave Rajonale të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave për secilin subjekt, bashkë me vendimet gjyqësore dhe problematikat e secilës dosje. “Gazeta Shqiptare” vijon sot me publikimin e veprimeve të kthimmarrjes kompensimit të pronave për 1 mijë dosjet e dyta në Qarkun e Tiranës, për të vijuar me listën e plotë me 8600 subjekte në kryeqytet.

REGJISTRI

Zbardhja e vendimeve të kthim kompensimeve është bërë e mundur falë krijimit të regjistrit themeltar i vendimmarrjes në kthim dhe kompensim të pronave. Realizimi i regjistrit themeltar i vendim-kthimmarrjes u shoqërua nga skanimi dhe dixhitalizimi i plotë i të gjitha dosjeve të arkivës, duke realizuar kështu një databasë të integruar në të gjithë informacionin që ai mban. Në të janë regjistruar të gjitha dosjet e depozituara në arkivë dhe protokollet e tyre; Qarku -rrethi- bashkia- komuna që këto dosje përfaqësojnë; Subjekti i shpronësuar dhe kërkuesit e autorizuar prej tyre për aplikim përpara institucionit të kthimit dhe kompensimit të pronës; Sipërfaqet e pretenduara në rastin e dosjeve pa shqyrtim dhe sipërfaqet e kthyera dhe sipërfaqet e kompensuara në rastet e dosjeve me vendime; Llojin e pasurisë së pretenduar-njohur- kthyer dhe kompensuar.

VEPRIMET

Secila nga dosjet përmban emrin e subjektit të shpronësuar, si dhe emrin e subjekteve që e pretendojnë atë pronë. Në dosje pasqyrohet gjithashtu sipërfaqja e pretenduar si dhe lloji i pasurisë, sipërfaqja e njohur, sipërfaqja e kthyer apo e kompensuar.

(Listat janë publikuar në numrin e sotshëm të Gazetës Shqiptare)

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: