TIRANE – Lorik Cana ka dëshirë të rrisë familjen e tij. Ish-kapiteni i ekipit kuqezi ka rrëfyer në emisionin “Wake Up” këtë mëngjes se dëshiron të bëhet baba për herë të dytë.

“Dua që brenda vitit 2019 t’ia bëjmë një vëlla ose një motër djali. Monika patjetër që do goc, madje ia ka gjetur emrin që tani. Do që ta quajë Enkelejda” -ka thënë në emisionin e mëngjesit ish-kapiteni kuqezi. Ai dhe bashkëshortja e tij italiane, Monica kanë një djalë 3 vjeç, Boiken.

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb