Të paktën 89 persona janë ende të zhdukur pas përmbytjeve katastrofike që goditën Spanjën juglindore javën e kaluar, thanë autoritetet gjyqësore rajonale në provincën më të goditur të Valencias.

Në njoftim thuhet se në numrin e të zhdukurve përfshihen vetëm persona, zhdukja e të cilëve është raportuar nga familjarët, shkruan gazeta “El Pais”.

Familjet dhanë informacione personale dhe mostra biologjike për të mundësuar identifikimin e të zhdukurve.

“Ka ende persona të zhdukur për t’u gjetur”, tha kryeministri spanjoll Pedro Sanchez në një konferencë për shtyp në Madrid.

Sanchez njoftoi se qeveria do të ndajë 10.6 miliardë euro për të ndihmuar viktimat.

Të paktën 217 persona humbën jetën nga përmbytjet në Spanjë javën e kaluar dhe ekspertët mjeko-ligjorë kanë identifikuar deri tani 133 persona.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: