Në një bashkëbisedim me gazetarët, kryedemokrati Lulzim Basha bëri përgjegjës Kryeministrin Edi Rama për mos çeljen e negociatave me BE-në, për herë të katërt. Ndërsa përshëndeti vendimin e grupeve kryesore Gjermane një ditë më parë për Shqipërinë, Basha tha se vendosja e kushteve shtesë për vendin, reflekton dështimet e kryeministrit.

“Gjatë ditëve të shkuara kam patur rastin të shoh disa prej banesave e bizneseve PD e unë personalisht do vijojmë të qëndrojmë pranë banorëve, e larg kamerave. Orët e porpagandës pa impakt uroj të kenë përfunduar, është koha që qeveria të marrë masa për t’ju gjendur pranë banorëve. Reshjet e dendura pas tërmetit kanë dëmtuar edhe më tej banesat e banorëve, është koha për të vepruar, ndonëse ngjarja nuk është më në vëmendjen e mediave pas një tërmeti politik, sic ishte votimi dje në parlamentin gjerman. Mirënjohës kancelares Merkel, është edhe një punë 4 mujore edhe e opozitës për të bindur skeptikët se një “Jo” e prerë nuk do ndihmonte Shqipërinë, e perspektivën tonë. Mirënjohje për vendimin e marrë mbrëmë nga dy grupet kryesore gjermane.

Ka një kontradiktë, në këtë që sapo thash. Ndihem i lehtësuar që nuk ka një JO të prerë, qëndrimi fillestar e një pjese të rëndësishme të grupeve parlamentare gjermane, e vijon të mbetet nga 3 vende anëtare të BE, por nga ana tjetër është e qartë se kemi kaluar nga 5 kushte në 7 e sot ne 9 kushte , duke përfshirë këtu kërkesën e qartë për zgjidhjen e krizës politike, si pengesë serioze që vështirëson hapjen e negociatave. 9 kushtete e miratuara mbrëmë shpreshin shqetësimin e madh të Bundestagut për situatën në vend. Shtimi i kushteve shpreh shqetësim për hapat prapa që Shqipëria ka shprehur. Vendimi për të shtuar kushtet, reflekton dështimet e këtij kryeministri. kjo duket qartë në dy kërkesat e reja, arrestimi i përsonave të përfshirë në krim zgjedhor, si edhe kërkesa për vendimin monist të 30 qershorit, kërkohet një vendim i Kushtetueses. Këto dy kushte tregojnë se përgjegjësia për mos hapjen e negociatave për herë të katërt është i Edi Ramës dhe askujt tjetër” u shpreh Basha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb