Kukësi mori një goditje të rëndë në garën e tyre për të siguruar titullin kampion. Verilindorët humbën pikërisht ndeshjen që nuk duhej, humbën në javën që ishte e ndalur të gabohej, humbën kundër Skënderbeut dhe tashmë e shohin vetën 9 pikë larg Partizanit kryesues. Është e vërtetë që Kukësi është një nga ekipet që ka investuar më shumë këtë sezon por fati nuk ka qenë gjithnjë me trajnerin Cungu, mbi të gjitha në këtë fazë të tretë ku dëmtimet kanë qenë gjithnjë prezent.

53560112 1703983099747030 4499314903571496960 N
53560112 1703983099747030 4499314903571496960 N

Ndaj Skënderbeut humbët jo vetëm tre pikët por sipas të gjithë gjasave kanë humbur dhe shërbimet e Ylli Shametit. Në përpjekje për të rikthyer ekipin e tij në lojë, Shameti u spostua në sulm, u përpoq të bëjë “bomberin” por një përplasje në zonë ka bërë që të dëmtojë rëndë gjurin e djathtë. Prezenca e tij vihet ndjeshëm në pikëpyetje për takimin kundër të kuqve, nëse lajmi konfirmohet atëherë Cungu duhet të bëjë pa shërbimet e liderit e repartit të mbrojtjes.

54525595 1703982816413725 7730304992308887552 N
54525595 1703982816413725 7730304992308887552 N

Për Kukësi ndaj Partizani është sfida më e rëndësishme e sezonit, në rast se nuk marrin pikët e plota nga kjo përballje atëherë praktikisht mund ti thonë lamtumirë titullit kampion. Pauza që sjell grumbullimi i Kombëtares erdhi pikërisht në momentin e duhur, do të kenë më shumë kohë në dispozicion për të rikuperuar pjesët dhe për të përgatitur si duhet sfidën kundër Partizanit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb