Pas akuzave të Partisë Demokratike në drejtim të nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës se ai kishte qëndruar në një hotel në Barcelonë, ku pagesa ishte 900 euro nata, Arbjon Mazniku është thirrur sot në prokurori.

Mësohet se Mazniku u paraqit në prokurori në orën 10:00, në prani të avokatit të tij, ku do të merret në pyetje pas hetimit të ngritur. Në fillim të muajit shtator selia blu lëshoi një lumë akuzash në drejtim të Maznikut, se ky i fundit bënte pushime luksi në Barcelona, duke folur për shifra të kripura.

Pas këtyre akuzave Prokuroria e Përgjithshme i bëri kërkesë Prokurorisë së Tiranës për të verifikuar rastin. Lidhur me këtë çështje Veliaj, teksa ishte i ftuar në emisionin ‘Real Story’ në ‘News24 deklaroi se ka qenë një prenotim pune në grup dhe jo për qejf nga ana e Maznikut, ndërsa shtoi se dokumentet janë dorëzuar në Prokurori, e cila pritet të japë sqarimet.

“U përballa me drejtësinë që t’i japim asaj informacionin, sepse vetëm e vërteta mund baltën, zhurmën dhe ‘Fake News’, tha Mazniku pasi u morr në pyetje.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: