SHBA

Katie Holmes dhe Jamie Foxx do të martohen së shpejti pas 6 vjetësh lidhje. Dy aktorët e njohur, Katie Holmes dhe Jamie Foxx janë gati të shkojnë drejt altarit.

  • foto galeri
  • foto galeri

‘RadarOnline’ ka zbuluar se ata po planifikojnë të martohen vitin tjetër në Paris, pasi ai është qyteti ku ata vendosën të shfaqeshin publikisht.

Jamie nuk ka pasur dëshirë për këtë gjë, por Katie e ka bindur që të martohen”, – ka treguar një burim për ‘RadarOnline’. Pas ndarjes nga Tom Cruise, Holmes ka pritur shumë gjatë për t’u martuar me Foxx. Katie dhe Jamie jetojnë bashkë në një apartament në New York.

Gjithashtu Foxx ka dhe një marrëdhënie shumë të mirë edhe me vajzën e Katie. Aktori 50-vjeçar interesohet më shumë për të, se sa vetë babai i saj, Tom Cruise, i cili ka 5 vjet parë të bijën.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb