Në një ceremoni solemne të zhvilluar sot në Akademinë e Sigurisë, 93 studentë përfunduan me sukses studimet “Bachelor” në Fakultetin e Sigurisë dhe Hetimit të Krimit dhe morën gradën policore “Nënkomisar”.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka miratuar emërimin e tyre në detyrë, ndërsa përfaqësues të lartë të Policisë dhe Akademisë uruan të diplomuarit për rrugëtimin e tyre të ri profesional. Ky zhvillim pritet të sjellë rritje të cilësisë në strukturat policore të vendit.

Njoftim nga Akademia e Sigurisë

Sot, u zhvillua ceremonia e diplomimit të 93 studentëve që përfunduan me sukses ciklin e parë “Bachelor” në Fakultetin e Sigurisë dhe Hetimit në Akademinë e Sigurisë.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka miratuar urdhrat për emërimin e tyre në detyrë dhe dhënien e gradës policore “Nënkomisar”.

Gjatë ceremonisë, Drejtoresha e Burimeve Njerëzore e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit Drejtues Anisa Duçkollari, në emër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Ilir Proda, ka uruar nënkomisarët e rinj, për gradën policore dhe detyrën që do të kryejnë, të cilën duhet ta përmbushin me përkushtim dhe ndershmëri.

Rektori i Akademisë i ka falënderuar 93 studentët e sapodiplomuar, për disiplinën, dëshirën për të mësuar dhe përkushtimin që treguan përgjatë 3 viteve, në Fakultetin e Sigurisë dhe Hetimit të Krimit.

93 nënkomisarët janë emëruar në 12 qarqet e vendit, sipas nevojave organike të strukturave policore. Injektimi i impulseve të reja në strukturat policore do të ndikojë në rritjen  e cilësisë së hetimit dhe performancës se Policisë në tërësi.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb