“Asnjë familje shqiptare në vështirësi, nuk duhet të jetë vetëm”. Ky ka qenë mesazhi i kreut të grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla.

Përmes disa fotove të publikuara në ‘Facebook’ socialisti ka bërë publike historinë e Majaze Kurtit, 95 vjeç, e cila jetonte në qiell të hapur pasi banesa e saj ishte e shkatërruar. Balla tha se banesa e të moshuarës do të ndërtohet dhe mobilohet.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“#SHQIPERISOLIDARE???
Asnjë familje shqiptare në vështirësi, nuk duhet të jetë vetëm. Nënë Majaze Kurti 95 vjeç nuk është vetëm. Shtëpia e rrënuar, do të ndërtohet dhe do të mobilohet. Punimet po ecin shumë mirë dhe shumë shpejt do jemi këtu përsëri kur gjithçka të ketë mbaruar.”, shkruan Balla.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb