LUSHNJE – Në një nga sheshet kryesore të Lushnjes është përuruar sot, Monumenti i Kongresit të Lushnjes, një vepër në nderim të 95-vjetorit të Kongresit të Lushnjes, që u mblodh në datat 28-31 janar të vitit 1920.

Kryebashkiaku Fatos Tushe sëbashku me Ministren e Zhvillimi Urban, Eglantina Gjermenin, zbuluan monumentin e ngritur, një shqiponjë dykrenare e artë, që duket sikur vallëzon, përballë Shtëpisë së Kongresit, tashmë të restauruar plotësisht. Më pas, ata zbuluan gjithashtu edhe dy bustet e krerëve të Kongresit, atë të Sheh Ibrahim Karbunarës dhe të Sulejman Delvinës.

Bashkia e Lushnjes ka çelur që dje, festimet në nderim të Kongresit, duke filluar me dhënien e titullit “Qytetar Nderi”, akademikut Rexhep Qosja dhe Morton Frederic Eden dhe mjaft aktivitete të programuara deri më 31 janar.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb