LEZHE

Një 50-vjecar është gjetur i mbytur në lumin Drin në Lezhë gjatë ditës së sotme nga kalimtarët.

Mësohet se viktima është Agim Zeqo rreth 50 vjeç dhe dyshohet se është peshkatar.

Ai është gjetur i mbytur  në afërsi të fshatit Ishull Lezhë.

Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e ngjarjes, por forcat e policisë kanë nisur hetimet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb