TIRANE

Gjatë fjalës së tij në prezantimin e programit ekonomik të PD, Kryekëshilltari ekonomik i grupit të CDU, Martin Henze ka thënë se beson tek programi i PD dhe do të ofrojë asistencën gjermane dhe daneze në hartimin e reformave. Martin Henze u shpreh se Shqipëria ka një nivel taksash më të larta se vendet e rajonit.

Pjesë nga fjala e Martin Henze:

Shifrat e papunësisë janë shumë të larta. Zoti Bushati me foli për shifra qe nuk janë te besueshme, sepse vetëm nga 2015, nga vendi juaj kane ikur rreth 500 mije njerëz. Ajo qe mbetet është qe sipas shifrave te dhëna nga qeveria, vendin ta kene mbushur qytetare te ardhur nga Kina. Ne në Gjermani e kemi përvojën e partneritetit me privatin, por e kemi të organizuar sipas standardeve komplet të tjera në sektorët e shkollimit, që s’ngjajnë fare me PPP-të që organizoni ju. Mungon atraktiviteti për të investuar tek ju nga ana e të huajve. Ju keni një nivel taksash më të larta sesa fqinjët: çfarë prisni atëherë ju? Edhe vetë SHBA po mendon të ulë nivelin e taksave. Një shembull është Republika e Irlandës, e cila i ka ulur taksat.

Le të mos flasim për Portin e Durrësit.Kam qenë para 10 vitesh atje dhe isha sërish tani dhe s’kishte asnjë investim tjetër. Siç e përmendi zoti Basha, keni një sistem të lartë taksash. Ne në Gjermani kemi një sistem të ndërlikuar taksash, por për produktet e shportës i kemi ulur ato në 7,5 %, çka ka sjellë rritjen e konsumit. Them zoti Basha që kur të vini në pushtet të bëni një bilanc të të gjithë sistemit tatimor, duke e parë gjendjen me realizëm.Mungon forca punëtore e kualifikuar. Ata po ikin jashtë. Njerëzit nuk janë të lumtur këtu dhe atyre u duhet shkuar në ndihmë. Nëse kjo situatë do të ishte në Gjermani, jam i sigurtë që brenda disa javësh do të kishim një ndryshim të qeverisë.

Ju jeni duke hartuar një koncept të njerëzve të zellshëm që duan të punojnë e të kenë një të ardhme këtu. Ky është koncepti i PD, pra diçka e dobishme jo veç për sipërmarrësit që janë këtu, por për çdo biznesmen. Nëse nuk ju nuk pyesni tani, në të ardhmen do të jetë edhe më e vështirë, sepse është e nevojshme zoti Basha që reforma të ndodhë domosdoshmërish. Sigurisht reforma politike në fillim, që të futeni në BE, por edhe që të krijoni kuadrin e duhur ekonomik. Ne sipërmarrësit dhe politikanët e ekonomisë, ne do të jemi krah PD dhe sipërmarrjes që tregojnë kompetencë, duke ofruar asistencë në hartimin e kësaj axhende që do kohën e vet e ndoshta ka edhe dhimbje. Pas kësaj axhende, jam i sigurt se në Shqipëri do të fillonin të rivinin investitorë nga Evropa, Gjermania, Franca e gjetkë.
Ne kemi besim se Basha dhe grupi i tij do t’i ndërmarrë këto reforma dhe ne ju garantojmë asistencën tonë për aq kohë sa ajo t’ju duhet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb