NGA ENRIK MEHMETI*

VLORË- Përkujtohet sot 97-vjetori i vdekjes së Ismail Qemalit, njeriut që më 1912 shpalli pavarësinë e Shqipërisë në qytetin e Vlorës. Në kuadër të kësaj dite, kryebashkiaku Dritan Leli zhvilloi homazhet e rastit te varri i Ismail Qemalit, duke përcjell mesazhin se kjo dite është një ditë mjaft e shënuar për mbarë kombin shqiptar

Pas homazheve në varrin e Ismail Qemalit, kryebashkiaku Leli zhvilloi një vizitë në ambientet e Muzeut “Pavarësia” ku u prit nga drejtori i këtij institucioni Istref Dobi. Drejtori Dobi përveçse e njohu kryebashkiakun Leli me situatën aktuale të infrastrukturës së muzeut bëri prezent edhe njëherë rendësinë e figurës së Ismail Qemalit në rrjedhën historike të kombit tonë. Leli nga ambientet e muzeut “Pavarësia” ritheksoi edhe njëherë kontributin e paçmuar të kësaj figure historike i cili shënjoi me heroizmin e tij formësimin e shtetit të parë shqiptar.

Kryebashkiaku Leli zgjodhi pikërisht këtë ditë të veçantë për të njohur më nga afër jo vetëm bazën materiale mjaft të vyer që përmban muzeu “Pavarësia” por dhe për të dhënë mesazhin si i pari i qytetit për vëmendjen që duhet t’i kushtojmë kontributit të hershëm të figurave tona historike, të cilët na kanë bërë trashëgimtarë të një historie sa të hershme aq edhe të pasur.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb