Si pasojë e motit te keq  në vendin tonë  shumë zona rurale dhe disa rajone si ai i Elbasanit dhe Burrelit u përballen me disa defekte të  energjisë  elektrike duke shkaktuar mungesë të saj në këto vende.

Menjëherë janë  vënë  në lëvizje brigadat e OSHEE-së për të normalizuar situatën në vendet ku kishte mungesë elektriciteti pothuajse gjatë gjithë ditës së sotme .

OSHEE-ja njoftoi se kanë bërë të pamundurën duke arritur të rikuperojnë 70% të defekteve në vendet me më shume probleme duke normalizuar situatën .

“Brigadat e OSHEE ndodhen aktualisht në terren duke iu pergjigjur emergjencës se krijuar nga moti i keq, i cili vijon të jetë i pranishem në disa zona të vendit, sidomos në rajonet Elbasan dhe Burrel.
Demet e shkaktuara në shtylla dhe përcjellësa per shkak të furtunës janë të konsiderueshme, sidomos në zonat rurale. Edhe pse moti i keq na pengon të ecim më shpejt me riparimin e defekteve, punonjësit e OSHEE vijojnë të ushtrojnë detyrën, duke patur në fokus zonat kritike”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb