Njëzet minatorë vdiqën dhe tridhjetë të tjerë u plagosën sot në veri të Kinës, pas një avarie në sistemin e frenimit të automjetit që po i transportonte nën tunelet e nëndheshme, sipas agjencisë zyrtare të lajmeve ”HsinHua”. Agjencia saktësoi se 15 minatorë vdiqën në vend.

Ajo raporton se gjendja shëndetësore e 30 të plagosurve është e qëndrueshme. Aksidenti u regjistrua të shtunën në mëngjes në rajonin e Xilingol. Për momentin nuk ka shumë të dhëna rreth shkaqeve të aksidentit, për më tepër nuk saktësohet lloji i  minierës. Ndërkohë ka nisur hetimi për zbardhjen e rrethanave.

Aksidentet në miniera janë të shpeshta në Kinë, pavarësisht përpjekjeve për të përmirësuar kushtet e punës në minierat e qymyrit dhe për mbylljen e minierave të paligjshme. /ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb