TIRANE

Qendra Kombëtare e Librit ka mbajtur një aktivitet mbi 99-vjetorin e Martin Camajt, poeti e shkrimtari i njohur që u arratis nga Shqipëria gjatë komunizmit. Ai krijoi e jetoi në ekzil, duke bërë një letërsia që do të takohej vonë me lexuesin, siç u shpreh botuesi Bujar Hudhri.

Një tjetër përmasë e Camajt që mbeti në kontakt me shqiptarë të tjerë të mërguar e arratisur ishte ajo e gjuhëtarit, që do të mund të lexohej edhe sa si mall për lëvrimin e gjuhës, po aq si zeje të cilës iu kushtua duke u ndarë mes letërsisë e gjuhës, siç tha Ledi
Shamku.

I arratisur nga Shqipëria për në Jugosllavi, ai do të shpërngulej mandej në Itali dhe Gjermani, që u bë qendra e tij e krijimit dhe punës. Por vitet e arratisë, ishin edhe vite mohimi ndaj tij dhe letërsisë që shkruante, për çka u ndal Primo Shllaku, duke nisur nga kompleksiteti që bartte Camaj brenda vetes.

Vepra e tij e plotë është botuar nga Onufri duke përfshirë, Djellën, Dranjën, Karpën, Kandilin e Argjandtë, Palimpsestin, Rrathët. Emri i tij ndiqet sërishmi nga dyzimi, në një anë mosnjohja e në tjetrën mohimi, i njëjti mohim që shoqëron këdo, që qe përjashtuar në shqipërinë e mbyllur.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb