Nga Zonja Katerina
Përbërësit

6 petë të gatshme, 3 kunguj të njomë, 1 qepë të thatë, 1 spec të kuq gogozhare, 1 spec jeshil ose të verdhë, 150 gr djathë të bardhë
3 lugë oriz, Kripë, piper, Vaj ulliri.

Pergatitija

Në një tigan me vaj ulliri kaurdisim qepën të grirë hollë. E lemë qepën të ftohet, ndërkohë presim kungujt në kubikë dhe specat në shirita. I vendosim perimet në nje tas duke shtuar qepën, djathin e bardhë të thërrmuar dhe pak oriz. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper.

Në një tavë shtrojmë 3 petë të lyera me pak yndyrë, më pas vendosim mbushjen me kungull dhe në fund shtrojmë 3 petët e tjera spërkatur me pak yndyrë. E spërkasim sipërfaqen e byrekut përsëri me yndyrë, e presim në racione dhe e vendosim byrekun të piqet në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 25 minuta.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb