TIRANË-Kisha e Dhërmiut ka hapur një debat edhe më të nxehtë se vetë stina e verës që po kulmon në këto ditë gushti.

Pas debatit kryeministër Edi Rama dhe vetë Kishës, debatin e pason analisti Dritan Hila që e quan godinën një haur lopësh që po mbrohet nga ‘trimat e Vorio Epirit’. Dritan Hila që po pushon me familjen këto ditë vere në jug të vendit shkruan; “Livadh. Ngjitur me ndërtesën që Sala ja ngeci Koços. Nga klubi vjen kënga e vjetër 20 vjeçare prej pedofili e një greku që i këndon dashnores që shkon e vjen në shkollë.

Gjithçka 30-40% më shtrenjtë se në Tiranë. Në Dhërmi, “trimat” e Vorio Epirit, po mbrojnë një haur lopësh që i thonë kishë. Këtu mercenarizmi ka gjetur gjithmonë bedele. Mbretëria e Napolit, Venediku, Turqia dhe tani për një copë pension edhe Greqia. Sa do kisha dashur që në emër të Shqipërisë t’iu kishin hypur varkave dhe kolonizonin ata ishuj që janë një orë me not nga bregu dhe mos bënin mercenarin dhe atdheshitësin për një copë bukë pasi përtojnë të punojnë”.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb