Gazetarja Klodiana Lala siguron për ‘BalkanWeb’ foton e një prej autorëve të grabitjes në Rinas, i cili mbeti i vrarë në shkëmbimin e zjarrit me punonjësit e policisë.

Në foton e viktimës, shquhet edhe veshja që mbanin autorët gjatë grabitjes së thasëve me para në pistën e avionit. Viktima, një prej autorëve, mban veshur një uniformë të ngjashme me ato komando, të kompletuar deri në detaj, me pranga e antiplumb.

Grabitje Ne Rinas Grabitesi I Vdekur 1

Grabitja brenda aeroportit Nënë Tereza ndodhi rreth orës 15:00, ndërsa avioni, i  cili kishte ndezur motorët ishte gati të nisej për fluturim. Nga dëshmitë e pasagjerëve, tre persona të veshur si komando u afruan pranë avionit duke kërcënuar me armë punonjësit, dhe më pas morën prej andej thasët me para.

Dëshmitarët thanë se autorët ishin të veshur si komando, c’ka për moment të parë menduan se bëhej fjalë për stërvitje ushtarake.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb