TIRANË
Gjurmët e protestës së djeshme të opozitës kanë mbetur ende shumë të dukshme mbi institucionin e Kryeministrisë. Bëhet fjalë për bojën e hedhur nga protestuesit mbi muret e godinës qeveritare.
Sot punonjës të shumtë e mjete janë vendosur para Kryeministrisë dhe kanë nisur punën për largimin e njollave të bojë që i kanë dhënë një tjetër pamje, një prej institucioneve më të rëndësishme në vend por edhe për riparimin e dëmeve të tjera të shkaktuara dje.
(m.k/BalkanWeb)