Nuk ka më asnjë dyshim, Edy Reja është trajneri i ri i përfaqësueses shqiptare. Mungon vetëm zyrtarizimi por Armand Duka e ka bërë zgjedhjen e tij, Reja do të pasojë Panuccin në stolin e Kombëtares. Pas Beppe Dosena, Gianni De Biasi dhe C.Panucci, Reja do të jetë “azzurri” i 4-ët që do të marrë drejtimin e Kombëtares.

Edi Reja
Edi Reja

BalkanWeb ka njoftuar që në momentin e parë, ende pa u bërë zyrtare shkarkimi i Panuccit, që Edy Reja do të jetë trajneri i ri i Kombëtares, një tratative e cila nisi menjëherë pas sfidës kundër Turqisë dhe u pasua në ditët në vijim. Duka zhvilloi dhe një takim të dytë me Reja në Bolonja ku mori dhe miratimin final nga tekniku italian.

Edi Reja
Edi Reja

Edy Reja do të zbarkojnë në Tiranë ditën e martë për tu prezantuar më pas zyrtarisht si trajneri i ri i Kombëtares. Reja pritet të firmos një kontratë deri në nëntor me të drejtë rinovimi edhe për një tjetër vit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: