Ndeshja kundër Moldavisë në program më 11 qershor ishte afati i vendosur nga Federata Shqiptare e Futbollit për inagurimin e stadimit të ri “Arena Kombëtare”. Por për të parë skuadrën kuqezi të luajë në impiantin e ri duhet pritur akoma më gjatë. Një konfirmim për këtë vjen nga UEFA.
Në axhendën e sfidave për eliminatoret e Euro 2020, qeveria europiane e futbollit tregon se përballja mes Shqipërisë dhe Moldavisë do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”. Ndoshta në Federatën Shqiptare të Futbollit vazhdojnë të besojnë se “Arena Kombëtare” do të jetë gati në afatin e përcaktuar më parë, pasi në adresën zyrtare të saj mbetet ende në fuqi ky stadium si fusha pritëse e ndeshjes së 11 qershorit.
Deri në këtë ditë mbeten pak më shumë se një muaj, ndërsa punimet në impiantin e ri kanë hyrë në një tjetër stad. Pas montimit të impiantit elektrik të ndriçimit, tani ka filluar puna për dranazhimin e fushës, që i hap rrugë vënies së tapetit jeshil. Aktualisht po punohet me ritme të larta, por duhet parë nëse do të arrihet objektivi i FSHF-së, që ta ketë stadiumin gati pas 41 ditësh.
(balkanweb)