TIRANE

Një ditë pas protestës së 5 kombëtare të opozitës së bashkuar pranë godinës së Kryeministrisë punonjësit e mirëmbajtjes kanë nisur të pastrojnë atë  që mbeti pas nga  kjo demostratë.

Siç duket nga fotot e siguruara nga “BalkanWeb”,  disa punonjës po pastrojnë  bojën dhe çdo gjë tjetër të mbetur pas në godinë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Disa të tjerë po bëjnë të mundur edhe  ndërrimin e  dyerve brenda të cilave kishin mbetur edhe shenjat e tymit dhe flakëve nga protesta e së shtunës.

Kujtojmë që gjatë protestës të së shtunës protestuesit e  opozitës hodhën bidonë me lëndë djegëse në drejtim të  Kryeministrisë duke i vënë flakën ndërsa shenjat e tymit dukeshin qartë deri dje.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb