SERBI
Kryetari i Veriut të Mitrovicës, Goran Rakiç, pas aksionit të djeshëm nga ana e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, ka kërkuar protesta nga ana e e serbëve. Ai i bëri thirrje qytetarëve serb të mblidheshin në mënyrë që tjerët të dëgjojnë mesazhin e tyre se nuk kanë frikë dhe se nuk do të largohen nga veriu.
Ndër të tjera, Rakiç falënderoi ‘vëllezërit’ e komunës së Zubin Potok-ut që sipas tij nuk ishin aspak të frikësuar dje. Madje Rakiç udhëheqësve kosovar iu referua si kriminelë e që sipas tij së pari duhet të pastrojnë oborrin e tyre.
“Po i porosis kriminelët e luftës që së pari të pastrojnë oborrin e tyre. Serbë të mitë dashur, jemi dëshmitarë të padrejtësisë më të madhe e cila po na e bëhet edhe e cila nuk ka fund. Do të pajtoheni me mua se është vështirë që të jemi të qetë në këto kohë të vështira me plot sfida, por ju lutem që mos të bini preh e provokimeve të tilla të cilat provokime zhvillohet në kuzhinat e perëndimit. Dëshiron që ta dini se derisa të jemi në Kosovë, ajo do të jetë serbe dhe do të mbetet serbe gjithmonë. Andaj duhet të luftojmë dhe të jemi unik sepse Atdheu ynë Serbia do të jetë gjithmonë me ne”, tha ndër të tjerash Rakiç.
Ndër të arrestuarit e djeshëm ishin 11 serbë, shqiptarë, boshnjakë e rus të cilët punonin në UNMIK.