NGA ZONJA VJOLLCA*
Për qoftet:
400 gr mish të grirë
50 gr bollgur
1 kokërr vezë
Kripë
Piper
Arrë moskat
Për supën:
1 kokërr qepë
1-2 karrota
½ degë selino
1-2 patate
100 ml salcë domate
4 lugë gjelle vaj ulliri
Kripë
Piper i zi
Trazojmë në një tas të gjithë përbërësit e qofteve, e punojmë mirë brumin dhe më pas formojmë qofte të vogla sa një arrë dhe i vendosim në një pjatë me miell. Në një tenxhere me vaj ulliri shtojmë vajin, qepën e grirë shumë hollë, e trazojmë derisa të bëhet transparente dhe menjëherë shtojmë perimet e tjera të prera në kubike. I kaurdisim së bashku duke shtuar dhe salcën e domates, më pas shtojmë 1.5 litër ujë dhe e lemë gatimin te ziejë për 15 minuta. Më pas shtojmë qoftet të ziejnë së bashku me perimet dhe për 10-15 minuta të tjera. E servirim në fund të pudrosur me majdanoz të freskët.
(d.b/BalkanWeb)