TIRANË
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka nisur procesin e vettingut për kandidatët që janë në garë për Strukturën e Posaçme Antikorrupsion (SPAK)
Në garë për këtë institucion janë 24 prokurorë, ndërsa deri tani ka përfunduar hetimi për katër prej tyre.
Gazetarja e “BalkanWeb”, Klodiana Lala tha se krijimi i kësaj strukture frikëson më së shumti politikanët shqiptarë, si majtas ashtu edhe djathtas. Këshilli i Lartë i Prokurorisë është drejt përfundimit për vlerësimin e 24 kandidatëve.