Gazeta gjermane “Bild” ka publikuar përgjime të shit-blerjes së votave në zonën e Dibrës.
Në përgjimin numër 9 të gazetës gjermane, zyrtari i Ministrisë së Brendshme Arben Keshi flet me shefin e Komisariatit numër 5 Sali Skurën. Në këtë bisedë, Skura thotë ndër të tjera: “kemi bllokuar disa autobusë, por disa ia hodhën me miqësi”.
Biseda e përgjuar:
Arben Keshi: Po.
Sali Skura: O Beni, Sala jam.
Arben Keshi: Hë mo, ca bëne.
Sali Skura: Ckemi, si ia çove
Arben keshi: Mirë, si ia kalove ti.
Sali Skura: Hë ç’bëhet andej?
Arben Keshi: Nuk e di. Mirë më duket, por ke parasysh thes i mbyllur.
Sali Skura: Po po po, si duket situata?
Arben Keshi: Po mirë.
Sali Skura: Flas a ka pjesëmarrje.
Arben Keshi: Aq o sa kanë marrë vazhdimisht. Ke parasysh te 52 përqindëshi, se nuk bëhet më.
Sali Skura: Si shkon Maqellara. Çfarë bëhet?
Arben Keshi: Se di, mirë , mirë, mirë. Të jemi të zotë vetë më mirë. Është zonë e palexueshme kjo.
Sali Skura: Po e vërtetë.
Arben Keshi: A erdhët shumë veta mbrëmë këtej mo?
Sali Skura: Si?
Arben Keshi: A erdhën shumë autobusë mbrëmë?
Sali Skura: Jo jo, nja 7 i bllokuam. Po po i kemi bllokuar. Të tjerët ia hodhën kështu me miqësi…
Arben Keshi: Shumë mirë.
Sali Skura: Mirë. Me kujdes vëlla. Hajde me fitore.
Arben Keshi: Rrofsh faleminderit.
(d.xh/ Balkanweb)