Ky është përgjimi me numër 15 i publikuar sot nga gazetari gjerman Peter Tiede për të treguar se si ka funksionuar skema për blerjen e votave në zgjedhjet e 2017 në Dibër, pjesë e dosjes 184/2016 të Prokurorisë. Biseda zhvillohet mes Bekim Krashit (biznesmen) dhe një personi të paidentifikuar (0686795208).

Biznesmeni Bekim Krashi (një biznesmen i zonës që merret me mermerin) dhe një person i paidentifikuar, duke folur për paratë që janë shpërndarë për blerjen e votave. Personi i paidentifikuar pyet se sa para mund të ofrojnë për një votë, sepse ai ka dy familje, në total 5 vota. Çmimi për një votë është rreth 4.000 lekë.

Bekim Krashi: Hë!
0686795208: Alo!
Bekim Krashi: Ça bone?
0686795208: Bekim si je, a je mirë?
Bekim Krashi: Hë ça ke bo?
0686795208: Si kalove?
Bekim Krashi: Hë?
0686795208: Hej, tani doja të thoja për familjen e Halit Bashës…
Bekim Krashi: Po.
0686795208: Ka 3 vota.
Bekim Krashi: Po.

0686795208: Por ai don diçka mor burr’ i dheut. Si t’ia bëjmë ne?
Bekim Krashi: A ke komunikuar me Naimin?
0686795208: Po, jam konsultu pak, por për Zotin nuk e di edhe për Fiqiri Bashën, ai kishte dy vota dhe i ka dhënë thjesht 5 000 lekë.
Bekim Krashi: Sa?
0686795208: 5.000 lekë. Kështu më tha Fiqiriu.
Bekim Krashi: Kush Fiqiri?
0686795208: Nuk e di sa e vërtetë është. Nuk e di sa është në letra.

Bekim Krashi: Hë se i shoh unë ato. Se do m’i japin një më një letrat ata.
0686795208: Po tani si t’ia bëjmë? Ça mund të bëjmë nai gjë me ta?
Bekim Krashi: Unë tani jam në Peshkopi. Mbaje atë. Po vij nesër unë t’i jap ndonjë gjë.
0686795208: Sa mund t’i japim atij për shembull? Për Halit Bashën sa mund të japim?
Bekim Krashi: Sa kanë ata 5 (vota).
0686795208: Tre vota Haliti dhe 2 vota ka Fiqiri Basha.
Bekim Krashi: 5.
0686795208: Ë?
Bekim Krashi: I japim nai 40 mijë lekësh, 50 mijë lëkësh?

0686795208: 50 mijë lekë për 2 vota.
Bekim Krashi: Jo mo jo, të paktën 40-she ose 30-she ose një 40-she për votë. Sa i ka ai, 3 (vota)?
0686795208: 40 për votë ë?

Bekim Krashi: Atë 100 mijë lekëshin ia japim atij që ka 3 vota. Më dëgjon?
0686795208: Po, 100 mijë lekë. Po atij që ka 2 vota?
Bekim Krashi: Atij i japim 60-70 mijë lekë.

0686795208: 70 mijë lekë. Naimi i ka dhënë 50, thotë ai, Fiqiriu. T’i jap dhe 20 të tjera plus.
Bekim Krashi: Ata kanë pas shumë, po për mu mirë. Në qoftë se i ka dhënë 20, le t’ia japin 20 Naimi.
0686795208: Por, shife tani o burrë se më duket se janë tu abuzu me punë lekësh aman o Bekim.
Bekim Krashi: Dëgjo o zotëri, mos më thuaj më tani në telefon. Më çmende me atë telefon, përgjohet.
0686795208: Ë.
Bekim Krashi: Po le tani këto diskutime me mu në telefon.
0686795208: Të kuptoj, të kuptoj shife vetë tani.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb