ITALI- Një person ka humbur jetën, ndërsa dy të tjerë, baba e bir, raportohen të zhdukur për shkak të motit të keq që ka përfshirë gjatë orëve të fundit disa rajone të Italisë duke sjellë përmbytje dhe rrëshqitje dherash.
Erërat e forta e shirat e shumtë gjatë natës kanë sjellë dëme materiale si dhe në njerëz. Në provincën e Piacencës rezultojnë për momentin tre persona të humbur, raporton “Ansa”. Aktualisht në gjithë Italinë, grupet e Mbrojtjes Civile e vullnetarë të shumtë po punojnë për përballimin e kësaj situate të vështirë në të cilën është përfshirë vendi.
(m.k/BalkanWeb)