Faqja “Kosharja, altari i lirisë” ka publuikuar një fotografi të rrallë të heroit Agim Ramadani në vitin 1998. Bashkë me Ramadanin, në foto duken edhe Xhafer Gashi, sot kryetar i Obiliqit dhe një luftëtar tjetër.
Agim Ramadani është një nga heronjtë më të njohur të historisë së re shqiptare. Ai ra në krye të betejës në Koshare.
Ramadani ishte kthyer nga emigrimi për të luftuar për Kosovën, duke rënë heroikisht.
(Balkanweb)