Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në qendër të Ersekës. Gazetarja Lorena Kodra raporton për “BalkanWeb” se pas një sherri është plagosur me thikë 35-vjeçari Ervis Këndezi.

Por ngjarja mësohet të jetë shkaktuar pas një sherri banal të lindur pas një komenti që i plagosuri, Ervis Këndezi kishte bërë në faqen e Facebook të kandidatit socialist për Bashkinë e Koloionjës, Erjon Isai.

Sipas dëshmisë së të plagosurit, kreu i FRESSH në Kolonjë, Pandi Cunge ka debatuar fillimisht me të, duke i kërkuar llogari për komentin në fjalë, më pas e ka qëlluar me thikë në krahë.

Mësohet se 35 vjeçari po jep deklarimin sot në komisariatin e Kolonjës, ndërsa autori ende nuk është ndaluar nga policia.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb