FIER
Partia Demokratike ka shpërndarë një video, e cila sipas saj tregon se Partia Socialiste vijon të shpërndajë miell në këmbim të votës në qytetin e Fierit.
Sipas selisë blu, shpërndarja e miellit po bëhet me furgonë të loguar me mbishkrimin “Bashkia që duam”. Një grup qytetarësh nën ritmet e muzikës ironizojnë dhe bëjnë thirrje “Hajde vota për Rilindjen”.
“Furgoni me logon “Bashkia që duam” shpërndan miell në Fier ditën e votimit. Qytetarët tallen dhe vënë në lojë zgjedhjet me saze”-shkruan PD-ja.