Bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, Linda Rama, i është drejtuar paraditen e sotme kutive të votimit, duke hedhur votën e saj në Surrel.
Përmes një mesazhi të shkurtër në “Twitter”, Linda Rama shkruan se nuk ka votuar vetëm sot, por gjithmonë. Sipas saj, të votosh është një e drejtë e rëndësishme.
“#unevotova sot, unë GJITHMONË kam votuar! Të votosh është një e drejtë E RËNDËSISHME! ALWAYS vote! Voting is IMPORTANT! #albania #localelections2019”, shkruan Linda Rama.
(Balkanweb)