Edhe pse në arrest shtëpie, ish deputeti i PD, Bardh Spahia ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të denoncuar me video e foto, gjithë sa po ndodh me procesin zgjedhor.

Përmes një postimi në facebook, Spahia ka publikuar një video ndërsa kërcënohet Kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike Shkodër, Arvit Bushati.

“Kriminelet e armatosur te Partise Socialiste me rekorde kriminale kercenojne Kryetarin e Forumit Rinor te Partise Demokratike Shkoder, Arvit Bushati, ” do ta mbush kryt ne plumba”. #Diktaturaekrimit” shkruan ish deputeti i PD-së bashkëngjitur videos.

Ngjarja është regjistruar pak pas mesnate, në shkollën “Oso Kuka” në Shkodër,e cila është tentuar të hapet me forcë për të vendosur materialet zgjedhore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: