Kandidati i pavarur për Bashkinë e Lezhës, Eduart Ndocaj, ka votuar ditën e sotme, teksa po zhvillohen zgjedhjet vendore.  Duke postuar në “Facebook” foto nga kutia e votimit, “Kaubojsi” i Lezhës jep dhe një mesazh për qytetarët.

Ai shprehet se shqiptarët dinë ta përqafojnë demokracinë dhe votën e lirë, duke shtuar se shpreson të jetë fitues. Më tej, Ndocaj thekson se të protestosh është demokratike, por të dëmtosh shkollat nuk është normale.

“Unë mendoj se kjo ditë është siç është parashikuar, një ditë e qetë ku shqiptarët dolën të votonin të ardhmen e tyre. Uroj të vijoj kështu, jam i bindur që do të vijoj kështu sepse nuk shikoj asnjë anomali dhe problem të paktën në rrethin e Lezhës.

Unë mendoj se shqiptarët dinë ta përqafojnë demokracinë dhe votën e lirë. Unë shpresoj që të jem fituesi por e di që qytetarët e Lezhës do të bëjn zgjedhjen e duhur.

Të protestosh është demokratike dhe unë nuk e shikoj si anormale, ndërkohë që të dëmtosh shkollat unë nuk e quaj normale, sepse nuk mund të cënohet prona. Unë I falenderoj të gjith që kqanë treguar qytetari, qytetarët e Lezhës kanë treguar që janë qytetar të devotshëm”, shkruan Ndocaj.

Ndocaj
Ndocaj

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb