Kryeministri i vendit Edi Rama në një dalje për mediat tha se sot është kryer një ndër proceset më fantastike të zgjedhjeve.
Rama theksoi se sot mori fund koha e partive që gjuajnë me molotov dhe se nuk do të shihen më djegie mandatesh.
“Nesër nis një ditë e re duke reflektuar shumë më teopër se kaq, në nivel qendror dhe vendor. Ne nuk fituam ndonjë betëjë, por fituam lufttën për zgjedhjet e të gjitha radhëve. Nga sot, Shqipëria s’do shoh më fronte armiqësore politiike kundër të drejtës së popullit për të zgjedhur,. Ky ishte një mësim për ata që mendojnë mbrapsht. Ne nuk fituam ngaqë vetëm se kemi punuar mirë, Kjo isht5e luftë ekstreme politike. Ne nuk kemi bërë punë shumë të mira, por të mira dhe kemi bërë punë që janë bërë gabim ose keq”, tha Rama.
Edi Rama thumbi opozitën, duke u shprehur se ka ngritur një valë të instalimit të monizmit imagjinar.
“Kombi shqiptar si i tërë i lidhur në gjak nuk e meritonte gjithë sa pa , dëgjoi dhe përjetoii errësirën frikësuese të tërë gjysmës së sapo ikur të vitit. Zgjedhësit e këtij vendit nuk e meritonin tërë atë presion kriminal mbi shpirtin dhe zemrën e tyre. Ky vend nuk e meritonte llumin për llogari të një plani antikombëtar të lajmeve batakcinjtë të një qameti nuk ndodhi. Populli shqiptar sot foli. Ata folën si nuk ka më qartë e si s’ka më bukur. Duke votuar pse mos votuar, ata folën me gjuhë të paqes dhe respektit me njëri-tjetrit. Ata e kthyen të dielën në ditë normale, ku dhe cetat haxhimaliste, molotovët i kishin zëvendësuar me fizarmonike. Opozita ngriti në ajër monizmin imagjinar”, deklaroi Rama.
(d.xh/Balkanweb)