ELBASAN

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pak çaste më parë në fshatin Broshkë, në aksin rrugor Peqin-Elbasan. Burime jo zyrtare i thanë “BalkanWeb” se i plagosuri është shtetasi me iniciale S.B.

Gazetari i “BalkanWeb” Fatmir Popja raporton se 30-vjeçari ka qenë duke udhëtuar me automjetin e tij me targë AA 333UZ . Pikërisht në këtë moment  është qëlluar me armë zjarri nga një person tjetër, i cili ende nuk është identifikuar.

Ndaj tij është qëlluar me tre plumba, por fatmirësisht 30-vjeçari është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.Policia po punon për identifikimin dhe më pas kapjen e agresorit.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb