Philippe Coutinho mund të jetë një nga figurat kryesore në transferimin e Neymar nga PSG në Barcelonë. Që kur u bashkua me Barçën për 145 milionë euro në janar 2018, ish sulmuesi i Liverpool nuk ka lënë gjurmë në Camp Nou, dhe thuhet se është i lumtur të bëjë një lëvizje te PSG.
Sipas të përditshmes katalanase ‘Sport’ , agjenti i Coutinho ka negociuar me përfaqësuesit e klubit parizien për disa javë. Me lojtarin të lumtur për të ecur përpara, Coutinho mund të jetë një nga dy lojtarët që PSG kërkon nga Barcelona, së bashku me rreth 130 milionë euro, në këmbim të Neymar.
27-vjeçari ka qenë prej kohësh një objektiv i kampionëve francezë dhe, siç thekson ‘Sport’, paga e tij do të jetë dukshëm më e ulët se ajo e Neymar, i cili kuptohet se është i etur të kthehet në Camp Nou.
(n.b/BalkanWeb)