Grupi kryengritës islamik Boko Haram u bëri pritë ushtarëve nigerianë në verilindje të vendit, duke vrarë të paktën pesë dhe duke plagosur më shumë se një duzinë, thanë burimet të Reuters të dielën.

Ushtarët kishin shkuar në zonë për të pastruar një kamp të Boko Haram, por u përplasën me grupin kryengritës, thanë burimet për Reuters. Militantët e Boko Haram kanë vrarë mijëra dhe kanë shpërngulur miliona në Nigeri gjatë kryengritjes së grupit kundër qeverisë.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: