Në një kohë që Inter ka hyrë në erën e Antonio Conte, drejtuesit e klubit kanë intensifikuar tratativat për atë që konsiderohet si goditja dhe dhurata më e madhe për trajnerin e rij në merkaton e verës. Si gjithmonë bëhet fjalë për Romelu Lukaku, sulmuesi i Manchester United I kërkuar me ngulm nga tekniku zikaltër. Edhe vetë futbollisti belg ka përqafuar pistën zikaltër për të vazhduar karrierën, teksa palët kanë arritur prej kohësh akordin mes tyre.

Il Trasferimento Di Lukaku Allinter Dipenderaa Da Una Persona E Non E Conte
Il Trasferimento Di Lukaku Allinter Dipenderaa Da Una Persona E Non E Conte

Pengesë vazhdon të jetë Manchester United. Klubi anglez nuk është kundër shitjes së sulmuesit, por nuk ka ndërmend të zbresë në pretendimet financiare. Diferenca në këtë pikë është shumë e madhe. “Djajtë e Kuq” kërkojnë 80 milion euro, ndërsa Inter është gati të paguajë deri në 60 milion euro për kartonin e Lukaku. Pikërisht për të gjetur një rrugë të mesme, Beppe Marotta ndodhet në Londër, ku sipas mediave italiane do të takohet me emisarët e klubit anglez për të mbyllur marrëveshjen. Nga rezultati i këtij takimi varet edhe e ardhmja e Edin Dzeko.

Maxresdefault (2)
Maxresdefault (2)

Sulmuesi boshnjak mbetet në listën e pritjes dhe është alternativa kryesore nëse nuk arrihet transferimi i Romelu Lukaku. Çështje orësh është edhe zgjidhja e një prej problemeve që shqetëson klubin interist.

Nainggolan Min
Nainggolan Min

I padëshiruar nga Antonio Conte, Radja Nainngolan. Mesfushori belg ka zgjedhur kampionatin kinez ku ka oferta të rëndësishme nga Dalian dhe Shangai Shenua.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb