Nga Zonja Katerina
Përbërësit

2 filxhanë çaji oriz, 4 filxhanë çaji ujë / lëng mishi, 1 qepë të thatë, 1-2 thelpinj hudhër, 4-5 kërpudha të freskëta / 1 kuti konservë
2 lugë gjalpë, Kripë, piper, turmerik.

Përgatitja

Në një tenxhere me 1 lugë gjalpë kaurdisim 1 qepë së bashku me 1-2 thelpinj hudhër të grirë imët. Më pas shtojmë kërpudhat dhe vazhdojmë kaurdisjen për 2-3 minuta. Rregullojmë shijen me kripë, piper dhe turmerik dhe më pas shtojmë orizin.

E trazojmë orizin me lugë druri duke e kaurdisur për 3-4 minuta së bashku me kërpudhat dhe më pas shtojmë gradualisht ujin ose lëngun e mishit. Vendosim kapakun dhe e lemë orizin të ziejë për 10-14 minuta. Në fund shtojmë 1 lugë gjalpë dhe e lemë orizin në sobë të fikur mbuluar me një pecetë kuzhine.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb