Një grup aktivistësh në Fushë – Kosovë sot kanë lajmëruar për një protestë para stacionit të policisë të kësaj komune, pas rastit të rëndë të vrasjes së një 11-vjeçari.

Në njoftimin e grupit që pitet të protesojë thuhet se “vrasja e fundit e 11-vjeçarit, të përdhunuar disa herë dhe i vrarë nga një kriminel i dyshuar 20 vjeçar është një nga rastet e tmerrshme që shpërfaqin shpërfilljen që institucionet e drejtësisë e kanë ndaj krimit e po i bën bashkëpunëtorë ata”.

Protesta nis në orën 15.30 në stacionin policor të Fushë-Kosovës.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb