Është konstituar këtë të mërkurë në ambientet e Bibliotekët së qytetit këshilli bashkiak i Lezhës, e më pas është bërë dhe betimi i kryebashkiakut të ri, Pjerin Ndreu. Të pranishëm në ceremoni ishin kryeparlamentari i Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, ministri i brendshëm Sandër Lleshaj si dhe deputetë socialistë.
Në fjalën e tij të parë si kryebashkiak Pjerin Ndreu u shpreh se do të ndërtojë një institucion në shërbim të çdo qytetari. Kryetat i Këshillit Bashkiak u zgjodh Ernest Rakaj.
Pas konstituimit Pjerin Nderku iu drejtua ambienteve të Bashkisë Lezhe, i shoqëruar nga mbështetësit e tij. Dera e Bashkisë ishte e hapur dhe kryebashkiaku socialist nuk hasi asnjë pengese nga paraardhësi i tij Fran Frrokaj.
(BalkanWeb)