Pasi luftoi një ditë me vdekjen, 26-vjeçari Indrit Çelaj, i plagosur dje me plumb në kokë në “Myslym Shyri”, ka mbyllur sytë përgjithmonë.

Më poshtë ju sjellim fotografinë e të riut, i cili u qëllua me plumb në kokë ditën e djeshme në zonën e “Myslym Shyrit”, teksa ishte duke punuar për kondicionimin e një vile 3-katëshe, që ndodhet pranë një blloku pallatesh mes rrugës “Myslym Shyri” dhe rrugës “Muhamet Gjollesha”.

Celaj
Celaj

Sipas policisë, i riu u qëllua me armë zjarri, që dyshohet të ketë qenë pistoletë, pas një konflikti të çastit në ambientet e punës.

Uniformat blu theksojnë se autorë të krimit dyshohet të jenë dy vëllezër, djemtë e pronarit të vilës, në të cilën ka qenë duke punuar i riu. Policia ka shpallur në kërkim dy vëllezërit, ndërsa ka arrestuar katër persona të tjerë, si bashkëpunëtorë të ngjarjes.

(d.ç./BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb