Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka zhvilluar një takim me Daut Haradinajn, vëllain e ish-kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj ndërsa ka ndarë me ndjekësit një foto ku shfaqet duke pirë raki Skrapari.
Kreu i Shtetit thotë se një gotë raki shërben si inkurajim për aventurën e tij të re, e cila do të jetë tashmë maja më e lartë në Shqipëri ajo e Malit të Korabit. Kjo majë shkon në lartësinë 2751 metra mbi nivelin e detit.