Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Besa Shahini ka qenë sot e pranishme në shkollën 9-vjeçare “Kosova” në Tiranë ku ka ndjekur nga afër procesin e shpërndarjes së librave falas.

Për vitin e ri shkollor 2019-2020, pranë kësaj shkolle përfitojnë libra falas rreth 450 nxënës të klasave I-V. Skemës së përfitimit të librave falas në të gjithë vendin i janë shtuar këtë vit edhe klasat e 5-të, teksa vitin e kaluar ishin të përfshira vetëm klasat 1-4.

Whatsapp Image 2019 09 03 At 13.26.33
Whatsapp Image 2019 09 03 At 13.26.33

Në këtë program, i cili mbështetet nga buxheti i shtetit me një fond prej 600 milion lekësh, përfitojnë direkt mbi 220 mijë nxënës në mbarë vendin, prej të cilëve 155 mijë fëmijë të klasave 1-5 (100% e fëmijëve të kësaj moshe), si dhe rreth 70 mijë fëmijë të të gjitha klasave (6-12) që përfitojnë si pjesë e 16 kategorive të veçanta – familje në nevojë; me aftësi të kufizuara; fëmijë me statuse sociale te caktuara; viktima të trafikut, minoritarë etj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb