Nga Zonja Katerina
Përbërësit

1 kg patëllxhane, 3-4 domate, 250-300 gr djathë të bardhë, 2-3 thelpinj hudhër, 4-5 lugë vaj ulliri, 1-2 spec djegës, Kripë, piper, Gjethe borziloku.

Përgatitja

Patëllxhanët i presim në kubikë të vegjël. Në një tigan të thellë hedhim gjysmën e sasisë së vajit dhe shtojmë patëllxhanët dhe hudhrat. I spërkasim me kripë dhe piper, vendosim kapakun dhe i lemë patëllxhanët të zuten. Grijmë ndërkohë domatet në rende, pasi të jenë zbutur patëllxhanët dhe të kenë ulur vëllimin i hedhim në një tavë dheu ku shtojmë dhe domatet si dhe djathin e prerë në copa të mëdha.

E spërkasim me vaj ulliri dhe e vendosim tavën në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për rreth 30 minuta. Pasi të jetë gati e servirim me borzilok të freskët.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb